Kalo te përmbajtja kryesore
Marketing DigjitalFillestar deri Mesatar

Digital Marketing + AI

Trajnim për planifikimin, zbatimin dhe optimizimin e fushatave të marketingut digjital. Fokusi është te Marketing Funnel, reklamat me pagesë në Meta dhe Google, SEO dhe matja e rezultateve. AI përdoret për të mbështetur planifikimin, përgatitjen e reklamave dhe analizën e performancës.

480 €-20% Zbritje

400 €

Çmimi total me zbritje

3 muaj
  • Kohëzgjatja:3 muaj
  • Roli javor:2 herë në javë (2 orë për ligjëratë)
  • Vëllimi total:24 ligjërata (48 orë gjithsej)
  • Formati:Online dhe fizikisht
01 // Për kë është ky trajnim

Audienca e synuar

Fillestarë, studentë, profesionistë që duan të zgjerojnë aftësitë dhe pronarë biznesesh që dëshirojnë të kuptojnë marketingun digjital.

02 // Çfarë do të mësoni

Rezultatet konkrete të mësimit

Strategjitë e Marketingut Digjital & Marketing Funnel
Përzgjedhja e kanaleve dhe roli i rrjeteve sociale në fushatat digjitale
Meta Ads & Google Ads
Content Marketing & Copywriting për reklama dhe fushata
SEO & Website Optimization
Përdorimi i AI për planifikimin dhe optimizimin e fushatave
Marketing Analytics & Performance Tracking
Planifikimi dhe Optimizimi i Fushatave Digjitale

Kushtet paraprake

  • Njohuri bazë kompjuterike dhe përdorim i rregullt i platformave të internetit.
  • Nuk kërkohet përvojë paraprake në menaxhimin e reklamave me pagesë.
03 // Planprogrami i Detajuar

Modulet mësimore hap pas hapi

Klikoni mbi secilin modul për të parë temat dhe rezultatin praktik.

3 Module të Strukturuara

•

Ndërtimi i themelit strategjik: si funksionon hinka e marketingut (Funnel), përzgjedhja e kanaleve dhe mesazhi reklamues.

Temat dhe ushtrimet në këtë modul:

  • Strategjitë e Marketingut Digjital & ndërtimi i Marketing Funnel
  • Përzgjedhja e kanaleve dhe roli i rrjeteve sociale në fushatat digjitale
  • Content Marketing & Copywriting për reklama dhe fushata me mbështetje të AI
Rezultati praktik i modulit: Plan strategjik i fushatës me objektiva, audiencë dhe mesazhe kryesore.

Strukturimi praktik i fushatave me pagesë në ekosistemin Meta (Facebook/Instagram) dhe në motorin e kërkimit Google.

Temat dhe ushtrimet në këtë modul:

  • Struktura e fushatave në Meta Ads: objektivat, targetimi i audiencës, buxheti dhe formatet e reklamave
  • Bazat dhe struktura e fushatave në Google Ads: fjalët kyçe, qëllimi i kërkimit dhe reklamat e kërkimit
  • Përdorimi i AI për planifikimin, variacionet e reklamave dhe testimet A/B
Rezultati praktik i modulit: Strukturë e plotë fushate për Meta Ads dhe Google Ads me plan buxhetor.
04 // Si punohet & Projektet

Metodologjia praktike e punës

Pjesëmarrësit analizojnë raste reale dhe përgatisin një plan fushate me objektiva, audiencë, kanale dhe buxhet. Ushtrimet fokusohen te struktura e reklamave në Meta dhe Google, përmirësimet bazë për SEO dhe interpretimi i treguesve të performancës për të propozuar optimizime.

Projektet praktike gjatë trajnimit

Plan i Plotë Fushate Digjitale (Meta Ads, Google Ads & SEO)

Përgatitja e një plani fushate me objektiva të matshme, segmentim audience, shpërndarje buxheti, strukturë reklamash në Meta/Google dhe rekomandime optimizimi.

Marketing FunnelMeta AdsGoogle AdsSEOMarketing AnalyticsAI Optimization
05 // Ligjëruesi i Trajnimit

Kush e udhëheq trajnimin

Alba Shala
Ligjëruese — Digital Marketing & SMM

Alba Shala

Specialiste e marketingut digjital dhe rrjeteve sociale e fokusuar në strategji brendi, fushata reklamuese dhe mjete kreative AI.

Udhëheq pjesëmarrësit në krijimin e përmbajtjes kreative dhe menaxhimin e fushatave reklamuese me rezultate të matshme.

06 // Formati, Çmimi & Certifikimi

Detajet e organizimit dhe pagesës

Kohëzgjatja dhe Orari

3 muaj • 2 herë në javë • 24 ligjërata • 2 orë për ligjëratë (48 orë gjithsej).

Formati i Vijueshmërisë

Online dhe fizikisht — Mund të ndiqni ligjëratat në klasë ose online live.

Çmimi me zbritje:480 €-20%400 €

Çmimi total për gjithë kursin është 400 €. Mundësitë e pagesës me këste konfirmohen me koordinatorin e pranimeve.

Certifikata

Certifikatë përfundimi nga Alpha Academy pas dorëzimit dhe prezantimit të planit të fushatës digjitale.

07 // Pyetje rreth këtij trajnimi

Pyetje të shpeshta

Social Media Marketing & AI fokusohet në krijimin e përmbajtjes (Canva, CapCut, copywriting) dhe menaxhimin e përditshëm të Instagram/Facebook. Digital Marketing + AI fokusohet në fushatat me pagesë (Meta Ads, Google Ads), Marketing Funnel, SEO, buxhetim dhe analizën e performancës.