Kalo te përmbajtja kryesore
Zhvillim Web & KodimNiveli Mesatar (Kërkohen njohuri bazë)

Front-End Development + AI

Program për zhvillimin e ndërfaqeve moderne të aplikacioneve web, duke kombinuar teknologjitë front-end me përdorimin e mjeteve të inteligjencës artificiale për mbështetje gjatë kodimit, testimit dhe zgjidhjes së problemeve.

540 €-20% Zbritje

450 €

Çmimi total me zbritje

6 muaj
  • Kohëzgjatja:6 muaj
  • Roli javor:2 herë në javë (2 orë për ligjëratë)
  • Vëllimi total:48 ligjërata (96 orë gjithsej)
  • Formati:Online dhe fizikisht
01 // Për kë është ky trajnim

Audienca e synuar

Persona me njohuri bazë në HTML, CSS dhe JavaScript që duan të avancojnë në zhvillimin front-end.

02 // Çfarë do të mësoni

Rezultatet konkrete të mësimit

HTML semantik dhe CSS modern
JavaScript dhe konceptet ES6+
Ndërtimi i ndërfaqeve responsive
Komponentët dhe menaxhimi i gjendjes në React
Integrimi me API
Git dhe bashkëpunimi në kod
Përdorimi kritik i AI coding assistants
Debugging dhe testim bazik

Kushtet paraprake

  • Njohuri bazë në HTML, CSS dhe JavaScript.
  • Laptop personal për ushtrime praktike dhe zhvillim projektesh.
03 // Planprogrami i Detajuar

Modulet mësimore hap pas hapi

Klikoni mbi secilin modul për të parë temat dhe rezultatin praktik.

3 Module të Strukturuara

•

Thellimi i njohurive në strukturimin semantik, arkitekturën responsive moderne dhe konceptet e avancuara të JavaScript ES6+.

Temat dhe ushtrimet në këtë modul:

  • HTML semantik, qasshmëria (accessibility) dhe ndërtimi i ndërfaqeve responsive
  • JavaScript dhe konceptet ES6+: destructuring, modules, array methods, Promises dhe async/await
  • Git dhe bashkëpunimi në kod: kontrolli i versioneve dhe menaxhimi i degëzimeve
Rezultati praktik i modulit: Aplikacion interaktiv në JavaScript ES6+ i menaxhuar me Git.

Kalimi në zhvillimin modern me React përmes komponentëve të ripërdorshëm, hooks dhe menaxhimit të gjendjes së aplikacionit.

Temat dhe ushtrimet në këtë modul:

  • Komponentët funksionalë, JSX, props dhe menaxhimi i gjendjes (State) në React
  • Cikli i jetës së komponentëve, useEffect dhe menaxhimi i formularëve kompleksë
  • Integrimi me API: marrja, filtrimi dhe shfaqja e të dhënave dinamike
Rezultati praktik i modulit: Ndërfaqe shumë-faqëshe në React e lidhur me burime të jashtme të dhënash.
04 // Si punohet & Projektet

Metodologjia praktike e punës

Pjesëmarrësit punojnë në ushtrime praktike dhe ndërtojnë një aplikacion front-end që merr të dhëna nga një API. Mjetet AI përdoren për sugjerime, shpjegim kodi dhe përmirësime, duke verifikuar rezultatet.

Projektet praktike gjatë trajnimit

Aplikacion Front-End në React me Integrim API

Ndërtimi i një aplikacioni modern web që merr, filtron dhe paraqet të dhëna reale nga një API, i zhvilluar me React, Git dhe verifikim kodi përmes mjeteve AI.

ReactJavaScript ES6+API IntegrationGitAI AssistantsDebugging
05 // Ligjëruesi i Trajnimit

Kush e udhëheq trajnimin

Qemajl Hoti
Ligjërues — Full-Stack & AI

Qemajl Hoti

Inxhinier softuerik dhe ligjërues me fokus në ndërtimin e aplikacioneve moderne web dhe integrimin praktik të mjeteve AI.

Udhëheq trajnimet e zhvillimit web përmes kodimit të drejtpërdrejtë dhe ndërtimit të projekteve funksionale.

06 // Formati, Çmimi & Certifikimi

Detajet e organizimit dhe pagesës

Kohëzgjatja dhe Orari

6 muaj • 2 herë në javë • 48 ligjërata • 2 orë për ligjëratë (96 orë gjithsej).

Formati i Vijueshmërisë

Online dhe fizikisht — Mund të ndiqni ligjëratat në klasë ose online live.

Çmimi me zbritje:540 €-20%450 €

Çmimi total për gjithë kursin është 450 €. Mundësitë e pagesës me këste diskutohen me koordinatorin pas aplikimit.

Certifikata

Certifikatë përfundimi nga Alpha Academy pas realizimit të ushtrimeve dhe projektit final në React.

07 // Pyetje rreth këtij trajnimi

Pyetje të shpeshta

Front-End Fundamentals (10 javë) është për fillestarë absolutë që mësojnë bazat e HTML, CSS dhe JS. Ndërsa Front-End Development + AI (6 muaj) është për persona që i dinë bazat dhe duan të avancojnë në React, ES6+, integrim me API, Git dhe përdorim profesional të mjeteve AI.