Front-End Development Fundamentals
Trajnim praktik për fillestarë që duan të kuptojnë si ndërtohen faqet moderne të internetit. Programi nis nga struktura e një faqeje web dhe vazhdon me stilizimin, përshtatjen për pajisje të ndryshme dhe bazat e ndërveprimit me JavaScript.
220 €
Çmimi total me zbritje
- Kohëzgjatja:10 javë
- Roli javor:2 herë në javë (2 orë për ligjëratë)
- Vëllimi total:20 ligjërata (40 orë gjithsej)
- Formati:Online dhe fizikisht
Audienca e synuar
Fillestarë pa përvojë në programim, studentë dhe persona që dëshirojnë të hyjnë në zhvillimin web.
Rezultatet konkrete të mësimit
Kushtet paraprake
- Nuk kërkohet përvojë paraprake në programim.
- Njohuri bazë në përdorimin e kompjuterit dhe shfletuesit të internetit.
- Laptop personal për ushtrime gjatë dhe pas ligjëratave.
Modulet mësimore hap pas hapi
Klikoni mbi secilin modul për të parë temat dhe rezultatin praktik.
3 Module të Strukturuara
Kuptimi i mënyrës si funksionon uebi, ndërtimi i strukturës semantike të faqeve me HTML dhe organizimi i pastër i skedarëve.
Temat dhe ushtrimet në këtë modul:
- Strukturimi i faqeve me HTML dhe elementet kryesore semantike
- Tekstet, listat, linqet, imazhet, tabelat dhe formularët në HTML
- Organizimi i skedarëve dhe dosjeve të projektit sipas praktikave të mira
Shndërrimi i strukturës HTML në një faqe moderne vizuale që përshtatet saktë në kompjuter, tablet dhe telefon.
Temat dhe ushtrimet në këtë modul:
- Stilizimi me CSS: ngjyrat, tipografia, Box Model dhe hapësirat
- Ndërtimi i strukturave të faqes (Layout) me Flexbox dhe CSS Grid
- Responsive Web Design dhe përdorimi i media queries për pajisje të ndryshme
Metodologjia praktike e punës
Ligjëratat kombinohen me ushtrime të drejtpërdrejta në kod dhe detyra individuale. Pjesëmarrësit zhvillojnë gradualisht një faqe web funksionale si projekt përmbyllës.
Projektet praktike gjatë trajnimit
Faqe Web Funksionale & Responsive (Projekti Përmbyllës)
Pjesëmarrësit ndërtojnë hap pas hapi një faqe web të plotë me HTML, CSS (Flexbox/Grid) dhe ndërveprim me JavaScript, të cilën e publikojnë online në fund të kursit.
Kush e udhëheq trajnimin

Qemajl Hoti
Inxhinier softuerik dhe ligjërues me fokus në ndërtimin e aplikacioneve moderne web dhe integrimin praktik të mjeteve AI.
Udhëheq trajnimet e zhvillimit web përmes kodimit të drejtpërdrejtë dhe ndërtimit të projekteve funksionale.
Detajet e organizimit dhe pagesës
10 javë • 2 herë në javë • 20 ligjërata • 2 orë për ligjëratë (40 orë gjithsej).
Online dhe fizikisht — Mund të ndiqni ligjëratat në klasë ose online live.
Çmimi total për gjithë kursin është 220 €. Për detaje mbi mënyrat e pagesës, koordinatori ju informon pas aplikimit.
Certifikatë përfundimi nga Alpha Academy pas realizimit të detyrave dhe publikimit të projektit përmbyllës.
