Kalo te përmbajtja kryesore
Marketing DigjitalFillestar & Praktik

Social Media Marketing & AI

Trajnim praktik 3-mujor për krijimin e përmbajtjes dhe menaxhimin e përditshëm të rrjeteve sociale. Pjesëmarrësit planifikojnë publikime, krijojnë vizuale me Canva dhe video të shkurtra me CapCut, si dhe përdorin AI për ide dhe përmbajtje. Gjatë trajnimit zhvillojnë një projekt për një biznes real ose të imagjinuar.

360 €-20% Zbritje

300 €

Çmimi total me zbritje

3 muaj
  • Kohëzgjatja:3 muaj
  • Roli javor:2 herë në javë (2 orë për ligjëratë)
  • Vëllimi total:24 ligjërata (48 orë gjithsej)
  • Formati:Online dhe fizikisht
01 // Për kë është ky trajnim

Audienca e synuar

Për fillestarë, studentë, profesionistë dhe pronarë biznesesh që duan të mësojnë si të përdorin rrjetet sociale për promovim. Nuk kërkohet përvojë paraprake në marketing ose dizajn; nevojiten njohuri bazë kompjuterike dhe qasje në internet.

02 // Çfarë do të mësoni

Rezultatet konkrete të mësimit

Planifikimi i prezencës dhe përmbajtjes në rrjete sociale
Përshtatja e përmbajtjes me audiencën dhe identitetin e brendit
Planifikimi i kalendarit të publikimeve dhe copywriting
Dizajn grafik për rrjete sociale me Canva dhe përdorimi i AI për ideim e krijim vizualesh
Krijimi dhe montazhi i videove të shkurtra me CapCut dhe përdorimi i AI për editim e përmirësim të videove
Përdorimi praktik i AI për kërkim, ide, tekste dhe krijim përmbajtjeje
Menaxhimi i Instagramit dhe Facebook-ut, publikimi dhe komunikimi me audiencën
Leximi i statistikave të postimeve dhe raportimi i performancës së përmbajtjes
Përgatitja e një portofolioje dhe prezantimi i projektit final

Kushtet paraprake

  • Nuk kërkohet përvojë paraprake në marketing ose dizajn.
  • Njohuri bazë kompjuterike dhe qasje në internet.
03 // Planprogrami i Detajuar

Modulet mësimore hap pas hapi

Klikoni mbi secilin modul për të parë temat dhe rezultatin praktik.

3 Module të Strukturuara

•

Ndërtimi i prezencës në rrjete sociale, kuptimi i audiencës dhe planifikimi i kalendarit mujor të postimeve.

Temat dhe ushtrimet në këtë modul:

  • Planifikimi i prezencës dhe përshtatja e përmbajtjes me audiencën dhe identitetin e brendit
  • Planifikimi i kalendarit të publikimeve dhe shkrimi i teksteve (copywriting)
  • Përdorimi praktik i AI për kërkim, gjenerim idesh dhe strukturim të teksteve për postime
Rezultati praktik i modulit: Strategji e brendit dhe kalendar publikimesh 30-ditor.

Prodhimi praktik i postimeve statike, karuseleve dhe videove të shkurtra (Reels/TikTok) me ndihmën e mjeteve moderne.

Temat dhe ushtrimet në këtë modul:

  • Dizajn grafik për rrjete sociale me Canva dhe përdorimi i AI për ideim e krijim vizualesh
  • Krijimi dhe montazhi i videove të shkurtra me CapCut
  • Përdorimi i AI për editim, titra automatike dhe përmirësim të videove
Rezultati praktik i modulit: Set i plotë vizualesh në Canva dhe videosh të shkurtra në CapCut.
04 // Si punohet & Projektet

Metodologjia praktike e punës

Pjesëmarrësit krijojnë një kalendar publikimesh, shkruajnë tekste, realizojnë vizuale dhe video të shkurtra dhe planifikojnë publikimin e tyre. Përmes demonstrimeve dhe ushtrimeve marrin komente për punën e tyre dhe përgatisin një portofolio me përmbajtje për rrjete sociale.

Projektet praktike gjatë trajnimit

Projekt dhe Portofolio për një Biznes Real ose të Imagjinuar

Krijimi i kalendarit të publikimeve, teksteve (copywriting), dizajneve në Canva dhe videove në CapCut, bashkë me planin e publikimit dhe analizën e performancës.

CanvaCapCutCopywritingAI Content ToolsInstagram & FacebookAnalytics
05 // Ligjëruesi i Trajnimit

Kush e udhëheq trajnimin

Alba Shala
Ligjëruese — Digital Marketing & SMM

Alba Shala

Specialiste e marketingut digjital dhe rrjeteve sociale e fokusuar në strategji brendi, fushata reklamuese dhe mjete kreative AI.

Udhëheq pjesëmarrësit në krijimin e përmbajtjes kreative dhe menaxhimin e fushatave reklamuese me rezultate të matshme.

06 // Formati, Çmimi & Certifikimi

Detajet e organizimit dhe pagesës

Kohëzgjatja dhe Orari

3 muaj • 2 herë në javë • 24 ligjërata • 2 orë për ligjëratë (48 orë gjithsej).

Formati i Vijueshmërisë

Online dhe fizikisht — Mund të ndiqni ligjëratat në klasë ose online live.

Çmimi me zbritje:360 €-20%300 €

Çmimi total për gjithë kursin është 300 €. Detajet për pagesën me këste konfirmohen me koordinatorin e pranimeve.

Certifikata

Certifikatë përfundimi nga Alpha Academy pas realizimit të portofolios dhe prezantimit të projektit final.

07 // Pyetje rreth këtij trajnimi

Pyetje të shpeshta

Jo. Nuk kërkohet përvojë paraprake në marketing ose dizajn; mjaftojnë njohuritë bazë kompjuterike dhe qasja në internet.